NASA ka njoftuar se po anulon planet për të vendosur një stacion hapësinor në orbitën e Hënës dhe do të përdorë pjesët e tij për të ndërtuar një bazë në sipërfaqen e Hënës me vlerë 20 miliardë dollarë gjatë shtatë viteve të ardhshme.
Kështu bëri me dije drejtori i ri i agjencisë, Jared Isaacman.
Isaacman, e bëri këtë njoftim gjatë hapjes së një eventi në selinë e NASA-s në Uashington, ku prezantoi një sërë ndryshimesh në programin kryesor të Hënës, Artemis.
“Nuk duhet të çuditë askënd që po pezullojmë projektin Gateëay në formën e tij aktuale dhe po fokusohemi në infrastrukturë që mbështet operacione të qëndrueshme në sipërfaqen e Hënës,” tha Isaacman.
Stacioni Lunar Gateway, i ndërtuar kryesisht nga kontraktorët Northrop Grumman dhe Vantor (ish Maxar), ishte menduar si stacion hapësinor në orbitën e Hënës dhe si platformë kërkimore dhe pikë transferimi për astronautët që do të zbarkonin në sipërfaqen hënore.
Transformimi i tij për një bazë në sipërfaqe nuk është i thjeshtë, por Isaacman tha se pajisjet dhe kontributet e partnerëve ndërkombëtarë mund të ri-përdoren për të mbështetur objektivat e reja. Këto ndryshime po riformësojnë kontrata miliardëshe të programit Artemis dhe po detyrojnë kompanitë të përshpejtojnë punën, ndërsa Kina po avancon me planet për një zbarkim të saj në Hënë deri në vitin 2030.



