
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin amerikan, Donald Trump.
Fola me Presidentin Trump. Ishte një bisedë e mirë, shumë produktive. E përgëzova për suksesin dhe marrëveshjen që arriti për Lindjen e Mesme, e cila është një rezultat i fortë.
Nëse mund ta ndalojmë luftën në atë rajon, luftërat e tjera me siguri mund të ndalen, përfshirë këtë luftë ruse.
E informova Trump për sulmet ruse ndaj energjisë sonë. Jam mirënjohës për gatishmërinë e tij për të na mbështetur.
Diskutuam mundësitë e forcimit të mbrojtjes sonë ajrore dhe marrëveshjet përkatëse. Ka mundësi të mira.
Në mesazhin e tij në Telegram, Zelensky shtoi se lind nevoja për gatishmërinë e rusëve për të marrë pjesë në diplomacinë e vërtetë.
Kjo mund të arrihet përmes forcës. Faleminderit, z. President!



