Janë publikuar në mediat ndërkombëtare pamje ku shfaqet Presidenti i Venezuelës Nicolás Maduro, teksa transferohet në një gjykatë në Nju Jork, me masa të rrepta sigurie.
Maduro shfaqet i prangosur, i shoqëruar nga oficerë të armatosur, së bashku me bashkëshorten e tij, Cilia Flores.
Maduro dhe Flores u ndaluan të shtunën në kompleksin e tyre në Karakas dhe janë dërguar në Shtetet e Bashkuara në kuadër të një operacioni të forcave speciale, të përshkruar si dramatik.Sipas këtyre raportimeve, çifti akuzohet për një sërë veprash penale që lidhen me drogën dhe armët.
Ndërkohë, aleatë të liderit të rrëzuar, përfshirë Kinën dhe Iranin, po i bëjnë thirrje SHBA-së që ta lirojë atë. Pekini ka deklaruar se veprimet e Uashingtonit përbëjnë “një shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare”.
Në të njëjtën kohë, raportohet se udhëheqësja e re e Venezuelës, Delcy Rodríguez, pritet të betohet përpara Asamblesë Kombëtare të vendit.



