Djali i Ali Khameneit, emërohet Lideri i ri Suprem i Iranit

Djali i Ali Khameneit, emërohet Lideri i ri Suprem i Iranit

Asambleja e Ekspertëve në Iran ka zgjedhur Mojtaba Khamenein, djalin e liderit të ndjerë suprem Ali Khamenei, si udhëheqësin e ardhshëm Suprem të vendit, nën presionin e Islamic Revolutionary Guard Corps.

 

Vendimi vjen në një moment kur Asambleja prej 88 klerikësh konsiderohet të jetë nën ndikimin e fraksioneve të forta brenda regjimit, veçanërisht të Gardës Revolucionare Islamike.

 

Mojtaba Khamenei, i lindur më 1969 në Mashhad, prej vitesh ka qenë figurë me ndikim në strukturat politike dhe të sigurisë në Iran. Ai ka lidhje të ngushta me Gardën Revolucionare dhe me milicinë Basij, ndërsa ka ndjekur studimet fetare në Qom dhe ka shërbyer më herët si pjesëtar i IRGC-së.

 

Zgjedhja e tij pason zhvillimet dramatike të fundit në rajon. Sulmet e përbashkëta të Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit nisën më 28 shkurt, me synimin për të ndalur programin bërthamor iranian. Gjatë këtyre sulmeve mbeti i vrarë lideri suprem Ali Khamenei.

 

Në kundërpërgjigje, Irani ndërmori sulme ndaj objektivave në vendet aleate të SHBA-së në rajon, duke rritur tensionet dhe pasigurinë në Lindjen e Mesme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy