Presidenti amerikan Donald Trump foli sot në telefon me Presidentin Bjellorus Aleksandër Lukashenko, një aleat i ngushtë i Vladimir Putinit, disa orë para samitit të shumëpritur midis presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë në Alaska.
“Pata një bisedë të shkëlqyer me Presidentin e Bjellorusisë”, shkroi Trump në një postim, rrugës për në Anchorage.
Diskutuam shumë tema, përfshirë vizitën e Presidentit Putin në Alaska. Mezi pret të takohem me Lukashenkon në të ardhmen.
Trump vuri në dukje se qëllimi i telefonatës ishte të falënderonte Lukashenkon për lirimin e 16 të burgosurve dhe të nxiste lirimin e 1300 të tjerëve.



