
Daniel Naroditsky, një mjeshtër i madh amerikan i shahut dhe komentator, është ndarë nga jeta në moshën 29-vjeçare në mënyrë të papritur, njoftoi familja e tij.
Federata Ndërkombëtare e Shahut njoftoi vdekjen, duke specifikuar se shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur.
I lindur në San Mateo më 9 nëntor 1995, Naroditsky arriti titullin e mjeshtrit të madh në vitin 2013, në moshën 18 vjeç. Ai botoi dy libra mbi shahun, i pari prej të cilëve u botua kur ishte 14 vjeç.
Klubi i Shahut Charlotte në Karolinën e Veriut, ku Naroditsky stërviti dhe drejtoi, njoftoi lajmin për ndarjen e tij nga jeta në mediat sociale, duke e quajtur atë “një shahist të talentuar, edukator dhe anëtar të dashur të komunitetit të shahut”.
Ai kishte fituar Kampionatin Kombëtar të Shahut Blitz në muajin gusht.
Naroditsky u bë mjeshtër i madh, titulli më i lartë në shah pas kampionit të botës, në moshën 18 vjeç. Vite më parë, lojtari i lindur në Kaliforni kishte fituar Kampionatin Botëror nën 12 vjeç dhe e kaloi adoleshencën duke shkruar libra strategjie shahu.
Ai renditej vazhdimisht midis 200 më të mirëve në botë në shahun tradicional, duke shkëlqyer gjithashtu në stilin e njohur si shah blitz, duke u renditur midis 25 më të mirëve.
Kolegët ia atribuan Naroditskyt sjelljen e sportit tek një audiencë më e gjerë duke transmetuar drejtpërdrejt shumë nga ndeshjet e tij. Mijëra njerëz ndiqnin rregullisht platformat e transmetimit për të parë Naroditskyn se si luante.



