
Asistenti personal i Matthew Perry-t është dënuar me tre vjet e pesë muaj burg për administrimin e ketaminës që shkaktoi vdekjen e aktorit të serialit “Friends” në vitin 2023.
Kenneth Iwamasa është një nga pesë personat e paditur dhe të dënuar në atë që prokurorët federalë e quajtën një komplot për të shpërndarë ilegalisht ketaminën te Perry.
Asistenti u deklarua fajtore në gusht 2024, i akuzuar për konspiracion për të shpërndarë ketaminë që rezultoi në vdekje.
Sipas prokurorisë, Iwamasa, i pandehuri i fundit që u dënua në këtë çështje, i injektoi vazhdimisht Perry-t ketaminë në javët para vdekjes së aktorit, pa trajnim të duhur mjekësor, përfshirë dozën fatale më 28 tetor 2023.
“Kur Kenneth Iwamasa u punësua si asistent personal i Matthew Perry-t, ai ishte plotësisht i vetëdijshëm se Perry kishte vuajtur nga varësia ndaj drogës për pjesën më të madhe të jetës së tij. Por në vend që ta ndihmonte të ruante maturinë, u bë lehtësuesja dhe furnizuesja e tij me drogë”, shkruan prokurorët në një dokument të paraqitur para seancës dëgjimore në gjykatën federale të Los Angeles.
Ndërsa i injektonte Perry-t sasi gjithnjë e më të mëdha të ketaminës, ishte i vetmi që pa, shenja të qarta se Perry ishte në rrezik.
Perry u gjet i vdekur në vaskën me ujë të nxehtë në oborrin e tij në Los Angeles në tetor 2023.
Në një sallë gjyqi në Los Angeles të mërkurën, Iwamasa doli në bankën e të akuzuarve dhe u ballafaqua me familjen e aktorit.
Më vjen shumë keq nga të gjithë ju. Më vjen shumë keq që kam bërë veprime të paligjshme për të cilat do të pendohem përgjithmonë. Do ta marr me vete në varr këtë pendesë.



