Arkeologët gjejnë anije të mbytura nga epoka e artë e piraterisë në portin e Nassau-t

Arkeologët gjejnë anije të mbytura nga epoka e artë e piraterisë në portin e Nassau-t

Një ekip ndërkombëtar arkeologësh ka zbuluar në Bahamas rrënojat e para të anijeve të lidhura me piratët e famshëm të Karaibeve, në atë që konsiderohet një zbulim historik për studimin e “epokës së artë të piraterisë”. 

 

Gjatë eksplorimeve në portin e Nassau-t, arkeologët identifikuan gjashtë rrënoja anijesh, tre prej të cilave datojnë nga periudha mes viteve 1690 dhe 1720.

 

Mes gjetjeve më të rëndësishme është një trup anijeje i djegur, që mendohet të jetë shkatërruar qëllimisht nga piratët për të fshehur gjurmët e grabitjeve të tyre. 

 

Ekipi zbuloi gjithashtu armë karakteristike pirate, topa, sfera muskete, mjete për mprehjen e shpatave dhe objekte të përditshme të ekuipazheve.

 

Sipas arkeologëve, zbulimet hedhin dritë mbi jetën reale të piratëve që vepronin nga Nassau, dikur qendra kryesore e piraterisë në Karaibe. 

 

Studiuesit besojnë se në zonë mund të gjenden ende dhjetëra anije të tjera të mbytura, ndërsa ekspedita ka sjellë prova të reja mbi historinë e piratëve legjendarë si Mjekërziu dhe Kaliko Xhek Rakham.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy