Një seri sulmesh me raketa dhe dronë rusë ndaj Kievit lanë të paktën gjashtë të vdekur dhe më shumë se 20 të plagosur. Lajmin e bëri me dije kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit, Timur Tkachenko.
"Deri më tani, shërbimet kanë konfirmuar gjashtë vdekje. Midis të vdekurve është një fëmijë, një djalë gjashtëvjeçar ", shkroi ai në Telegram.
Më herët, Ministri i Brendshëm ukrainas Igor Klymenko njoftoi vdekjen e një personi.
"Mbrëmë, armiku sulmoi kryeqytetin me raketa dhe dronë. Distriktet Sviatoshynsky dhe Solomyansky ishin më të prekurat. Në total, deri në orën 6:30 të mëngjesit në Kiev, një person u vra dhe më shumë se 20 u plagosën ", shkroi ministri në Telegram.
Sipas Timur Tkachenko, sulmi kishte në shënjestër 27 vende në kryeqytet.
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se shpërthimet thyen dritaret e njësisë pediatrike të spitalit, por askush nuk u lëndua.



