Lufta në Ukrainë/ BE: Rusia nuk është gati për paqe

Lufta në Ukrainë/ BE: Rusia nuk është gati për paqe

Bashkimi Evropian deklaroi se nuk sheh “asnjë shenjë të prekshme se Rusia po angazhohet seriozisht” për arritjen e paqes në Ukrainë, pas raundit të fundit të bisedimeve në Gjenevë.

 

Duke folur në konferencën e mesditës të Komisioni Evropian në Gjenevë, zëdhënësi për çështjet e jashtme i BE-së, Anouar El Anouni, theksoi se sulmet e vazhdueshme të Rusisë ndaj Ukrainës tregojnë mungesë vullneti për paqe.

 

“Ne shohim që Rusia vazhdon sulmet e saj të pandërprera ndaj Ukrainës. Kjo pasqyron se Rusia nuk është gati për paqe. Ende nuk shohim shenja të prekshme se Rusia po angazhohet seriozisht për paqen.

 

Sipas autoriteteve ukrainase, edhe këtë javë, përpara zhvillimit të bisedimeve, Ukraina u përball me një tjetër sulm masiv me raketa dhe dronë.

 

Zëdhënësi shtoi se BE-ja do të vazhdojë të ushtrojë presion ndaj Rusisë për aq kohë sa vijon gjakderdhja. 

 

BE-ja konfirmoi gjithashtu se këshilltarët e sigurisë kombëtare nga Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar kanë qenë të përfshirë në procesin e bisedimeve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy