Riplanifikohet këtë të premte darka e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump me Shoqatën e Korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë.
Vetëm tre muaj pasi darka u ndërpre nga shtënat e Cole Allen në hotelin Washington Hilton, këtë here do të zhvillohet nën masa të shtuara sigurie në hotelin Waldorf Astoria.
Darka e së premtes do të nderojë oficerin e Shërbimit Sekret Victor Gonzales, i cili u qëllua në një pikë kontrolli sigurie jashtë sallës së vallëzimit në prill dhe të cilit i njihet merita për ndalimin e sulmit.
Mbrëmja gala, një aktivitet vjetor në kalendarin e Uashingtonit për më shumë se një shekull - mbledh fonde për bursa gazetarie dhe mbahet për nder të Amendamentit të Parë të Kushtetutës së SHBA-së, i cili mbron lirinë e fjalës dhe të shtypit.



