Bullgaria në zgjedhje, favorite partia e ish-presidentit

Bullgaria në zgjedhje, favorite partia e ish-presidentit

Bullgarët votojnë këtë të dielë në zgjedhjet e teta parlamentare brenda pesë vitesh.  Qeveria e mëparshme ra dhjetorin e kaluar mes protestave kundër një buxheti të ri që propozonte rritje të taksave dhe kontribute më të larta të sigurimeve shoqërore. Qëkurse kur vendi miratoi përdorimin e euros në janar kostot e jetesës janë rritur. 

 

Favorite në këto zgjedhje është partia Bullgaria Progresive  e ish-presidentit pro-rus Rumen Radev, i cili premton t'i japë fund një cikli qeverish të dobëta dhe jetëshkurtra dhe të zhdukë korrupsionin e përhapur.

 

Radev, një ish-pilot euroskeptik i forcave ajrore që kundërshton mbështetjen ushtarake të Ukrainës në luftën kundër Moskës, dha dorëheqjen nga presidenca në janar për të kandiduar në zgjedhje, të cilat po mbahen pasi protestat masive e detyruan qeverinë e mëparshme të jepte dorëheqjen në dhjetor.

 

Një fushatë produktive në mediat sociale dhe një premtim për stabilitet kanë rritur mbështetjen për Radev në vendin ballkanik me rreth 6.5 milionë banorë, ku votuesit janë të ngopur me zgjedhje të parakohshme të përsëritura,  përballë një grupi të vogël politikanësh veteranë që shihen gjerësisht si të korruptuar.

Sondazhet e së premtes treguan  se Bullgaria Progresive Radevit, ishte rritur me rreth 35 përqind, më shumë se një muaj më parë. Nëse konfirmohet, ky do të ishte një nga rezultatet më suprizë, edhe pse jo i mjaftueshëm për të siguruar shumicën parlamentare. 

 

Shifrat nxjerrin në pah zhgënjimin në rritje me dominimin e gjatë të partisë GERB të udhëhequr nga ish-kryeministri Boyko Borisov, e cila është në vendin e dytë me rreth 18%, dhe Lëvizjes për të Drejta dhe Liri, udhëheqësi i së cilës Delian Peevski është subjekt i sanksioneve të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar për korrupsion.

 

Çdo koalicion që formohet ka të ngjarë të vuajë nga paqëndrueshmëria qeveritare dhe të përballet me kritika të konsiderueshme nga shoqëria civile dhe opozita. Zgjedhjet e parakohshme brenda këti viti janë  më pak e mundshme, por mbeten një mundësi e rëndësishme

 

Një sondazh nga Alpha Research me bazë në Sofje parashikon një pjesëmarrje prej rreth 60%, pothuajse dyfishi i 34% të regjistruar në qershor 2024.

 

Kritikët thonë se Radev mban një pjesë të përgjegjësisë për vendimet kontraverse të marra nga qeveritë e përkohshme që ai emëroi gjatë presidencës së tij që nga viti 2016. Këto përfshijnë një marrëveshje gazi të vitit 2023 midis kompanisë shtetërore të gazit të Turqisë, Botas, dhe Bulgargaz të Bullgarisë, e cila çoi në humbje dhe një hetim.  Korrupsioni endemic ka qenë dhe mbetet problemi më i madh i vendit, ku një fenomen I përhapur është blerja e votave në zgjedhje.

 

Bullgaria iu bashkua Bashkimit Evropian në vitin 2007dhe renditet si vendi me papunësinë më të ulët në Europë, ndërsa ekonomia po gëzon siguri më të madhe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy