Bashkia e Parisit dyfishon taksën për shtëpitë bosh, masë historike për krizën e strehimit

Bashkia e Parisit dyfishon taksën për shtëpitë bosh, masë historike për krizën e strehimit

Këshilli Bashkiak i Parisit ka miratuar dyfishimin e taksës për apartamentet e lëna bosh, një masë e cila do të hyjë në fuqi në vitin 2027 dhe që synon të rrisë numrin e banesave të disponueshme për qytetarët. Autoritetet lokale shpresojnë që kjo politikë të rikthejë në treg rreth 20 mijë apartamente të papërdorura, përmes qirasë ose shitjes.

 

Sipas të dhënave të bashkisë, në kryeqytetin francez ndodhen rreth 150 mijë banesa të pabanuara, që përbëjnë afërsisht 9% të të gjithë stokut të banesave. 

 

Bashkia argumenton se kjo situatë ka krijuar një hendek të madh mes kërkesës së lartë dhe ofertës së kufizuar për strehim.

 

Ndryshimet e miratuara nga ligji francez u japin mundësi bashkive të rrisin ndjeshëm normat e taksimit për banesat bosh. Nga viti 2027, taksa do të kalojë nga 17% në 30% të vlerës së qirasë së mundshme vjetore për vitin e parë të boshatisjes, ndërsa për vitin e dytë do të rritet nga 34% në 60%.

 

Nënkryetari i Bashkisë së Parisit për strehimin, Jacques Baudrier, e cilësoi vendimin një “fitore historike” pas një dekade përpjekjesh për të luftuar mungesën e banesave në qytet. 

 

Sipas tij, nga 150 mijë banesa të lira, rreth 80 mijë janë të pabanuara prej një kohe të gjatë dhe mund të preken nga kjo taksë.

 

Bashkia shpreson se rritja e barrës fiskale do të bindë një pjesë të pronarëve që t’i nxjerrin këto banesa në treg, si dhe do të pengojë deklarimin e rremë të banesave të dyta si apartamente bosh për të shmangur taksa më të larta.

 

Megjithatë, vendimi është kundërshtuar nga opozita e djathtë në Paris. Gregory Canal, bashkëkryetar i partisë “Paris Liberte”, argumentoi se rritja e taksës nuk do të sjellë rezultatet e pritshme dhe e cilësoi masën si një barrë të tepruar fiskale ndaj pronarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy