OKB: Ukrainasit rrezikojnë një tjetër dimër tmerri nga sulmet ruse në energjetikë

OKB: Ukrainasit rrezikojnë një tjetër dimër tmerri nga sulmet ruse në energjetikë

Civilët ukrainas po përballen me kërcënimin e një dimri jashtëzakonisht të ashpër dhe të dhimbshëm për shkak të sulmeve të vazhdueshme ruse ndaj infrastrukturës kritike. 

 

Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar i Hetimit i OKB-së paralajmëroi se intensifikimi i sulmeve me rreze të gjatë ndaj fabrikave, depove dhe rrjeteve energjetike e portuale po i lë miliona njerëz të pambrojtur përpara rënies së temperaturave. 

 

Hetuesit e OKB-së shprehën frikën për një përsëritje të skenarit të dimrit të kaluar, ku temperaturat ranë deri në -20 gradë Celsius. 

 

Sipas raportit të prezantuar nga kryetari i komisionit, Erik Møse, miliona civilë vuajtën nga ndërprerjet e gjata të dritave dhe mungesa e ngrohjes, çka solli probleme të rënda shëndetësore, psikologjike, si dhe raste të vdekjeve e lëndimeve nga i ftohti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy