Irani pretendon se Mojtaba Khamenei është “shëndoshë e mirë” pavarësisht raportimeve për plagosje

Irani pretendon se Mojtaba Khamenei është “shëndoshë e mirë” pavarësisht raportimeve për plagosje

Mojtaba Khamenei, udhëheqësi i ri suprem i Iranit, është “shëndoshë e mirë” pavarësisht raportimeve se mund të jetë plagosur gjatë zhvillimeve të fundit ushtarake. Kështu deklaroi të mërkurën Yousef Pezeshkian, këshilltar qeveritar dhe djali i presidentit iranian.

 

Në një postim në kanalin e tij në Telegram, Pezeshkian tha se kishte dëgjuar lajme për një plagosje të mundshme të Khameneit, por pas verifikimeve me persona të afërt kishte marrë siguri se gjendja e tij është e mirë.

 

Dëgjova lajmin se zoti Mojtaba Khamenei ishte plagosur. Kam pyetur disa miq që kishin lidhje dhe ata më thanë se, falë Zotit, ai është shëndoshë e mirë.

 

Televizioni shtetëror iranian e ka përshkruar Khamenein, 56 vjeç, si një “veteran të plagosur të luftës së Ramazanit”, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi natyrën e lëndimit.

 

Deklaratat vijnë në një kohë kur ka spekulime për gjendjen shëndetësore dhe vendndodhjen e liderit të ri suprem, i cili nuk është shfaqur në publik që kur mori drejtimin pas vdekjes së babait të tij, Ali Khamenei, tre ditë më parë.

 

Sipas raportimit të The Neë York Times, duke cituar tre zyrtarë iranianë dhe dy izraelitë që folën në kushte anonimiteti, Mojtaba Khamenei dyshohet se është plagosur në ditën e parë të sulmeve të ndërmarra nga SHBA dhe Izrael ndaj Iranit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy