Portugalia qendrore është përfshirë nga stuhia Christina e cila deri tani i ka marrë jetën 5 personave, ndërkohë që rajone të tëra janë përmbytur, duke shkaktuar dëme të mëdha.
Qeveria e përshkroi stuhinë si një “ngjarje ekstreme”, si pasojë e të cilës mbylli shkollat dhe një pjesë të institucioneve.
Raportet e para flasin për ndërtesa të dëmtuara, dhe infrastrukturë rrugore të shkatërruar.
Sipas meteorologëve, shirat janë të rrëmbyeshëm dhe erërat arritën një shpejtësi deri në 150 km/orë, duke shkaktuar kështu më shumë se 3,000 incidente në të gjithë vendin.
Erërat më të forta u regjistruan në bazën ajrore Monte Real në Leiria, ku u regjistruan erëra me shpejtësi 178 kilometra përpara se pajisjet e monitorimit të dëmtoheshin.



