Të shtënat në darkën e korrespondentëve/ Çfarë dihet për autorin e dyshuar

Të shtënat në darkën e korrespondentëve/ Çfarë dihet për autorin e dyshuar

Personi i dyshuar se qëlloi me armë në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë disa orë më parë është identifikuar si Cole Tomas Allen.

 

31 -vjeçari  është nga Torrance, Kaliforni, në periferitë jugperëndimore të Los Angeles.

 

CBS News, partneri amerikan i BBC-së, thotë se Allen punoi si mësues në Torrance pasi u diplomua nga Instituti i Teknologjisë i Kalifornisë.

 

Policia thotë se ai ishte mysafir në hotelin Ëashington Hilton, ku po zhvillohej darka, dhe mbante me vete disa armë , përfshirë pistoleta dhe thika.

 

Allen po merr trajtim spitalor pas incidentit. Pritet që ai të akuzohet zyrtarisht të hënë.

 

Partneri amerikan i BBC-së, CBS News, raporton se personi i dyshuar u ka thënë autoriteteve se po synonte zyrtarë të lidhur me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy