"Kini besim, ne do të jemi pranë jush"/ Macron inkurajon Malin e Zi në procesin e anëtarësimit në BE

"Kini besim, ne do të jemi pranë jush"/ Macron inkurajon Malin e Zi në procesin e anëtarësimit në BE

Kini besim, ne do të jemi pranë jush.

 

Presidenti francez Emmanuel Macron inkurajoi Malin e Zi të enjten që të përfundojë një sërë reformash për të finalizuar procesin e pranimit në Bashkimin Evropian. 

 

“Ne do të jemi pranë jush në muajt në vijim, në mënyrë që ju të mund të përparoni dhe të arrini ambiciet që keni vendosur”, deklaroi ai së bashku me homologun e tij Jakov Milatovic  në Cetinje (jugperëndim), gjatë vizitës së parë të një presidenti francez në Mal të Zi. 

 

Mali i Zi,, shpreson të përfundojë negociatat këtë vit dhe të bëhet anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian në vitin 2028. Shteti i fundit që iu bashkua Unionit ishte Kroacia, në vitin 2013.

 

“Kini besim në veten tuaj. Çdo gjë që keni arritur gjatë këtyre dy viteve të fundit është vërtet e jashtëzakonshme dhe shumë më tepër sesa shumë veta e mendonin të mundur”, shtoi Emmanuel Macron. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy