I nxehti “përvëlon” Europën/ Dhjetëra të vdekur, anulohen shumë aktivitete

I nxehti “përvëlon” Europën/ Dhjetëra të vdekur, anulohen shumë aktivitete

Evropa po përballet me një nga valët më të forta të të nxehtit të regjistruara ndonjëherë, me temperatura rekord, dhjetëra viktima dhe sisteme shëndetësore nën presion, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se situata do të përkeqësohet në ditët në vijim. Sipas raportimeve të 24 orëve të fundit nga Reuters dhe media të tjera prestigjioze ndërkombëtare, vala e të nxehtit po zhvendoset drejt Evropës Qendrore dhe Lindore, pasi ka goditur rëndë Francën, Britaninë e Madhe, Italinë, Spanjën dhe Zvicrën. 

Në Francë, temperatura në Paris arriti në 40.9 gradë Celsius, ndërsa Britania e Madhe dhe Zvicra shënuan rekordet më të larta historike për muajin qershor. Italia vijon të mbajë në alarm të kuq një numër të madh qytetesh, ndërsa Gjermania, Polonia dhe vendet e Ballkanit po përgatiten për temperatura që në disa zona mund t'i afrohen 40 gradëve Celsius. 

Autoritetet në disa vende kanë shtyrë ose anuluar aktivitete publike dhe kulturore. Në Paris janë shtyrë festivali muzikor Solidays dhe parada e Paris Pride, ndërsa në Belgjikë është anuluar ceremonia tradicionale e përkujtimit të Betejës së Waterloo. Në shumë qytete janë mbyllur shkolla, janë kufizuar aktivitetet në ambiente të hapura dhe janë vendosur masa të jashtëzakonshme për mbrojtjen e qytetarëve. 

Një nga problemet më të mëdha që ka nxjerrë në pah kjo krizë është mungesa e sistemeve të kondicionimit në një pjesë të madhe të Evropës Perëndimore. Reuters raporton se vetëm rreth një e katërta e familjeve evropiane disponojnë kondicionerë, krahasuar me rreth 90 për qind në Shtetet e Bashkuara dhe Japoni. Në Francë, shumë banesa janë ndërtuar për të ruajtur nxehtësinë gjatë dimrit dhe jo për t'u mbrojtur nga vapë ekstreme, ndërsa në Itali shumë ndërtesa historike dhe apartamente të vjetra nuk janë të pajisura me sisteme ftohjeje. Si pasojë, kërkesa për ventilatorë dhe kondicionerë është rritur ndjeshëm, ndërsa në disa zona janë regjistruar mungesa në treg. Shumë banorë të Parisit po strehohen përkohësisht në hotele me ajër të kondicionuar për t'i shpëtuar temperaturave përvëluese. 

Metereologët theksojnë se episode të tilla ekstreme po bëhen gjithnjë e më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike. Ndërkohë, spitalet në disa vende raportojnë rritje të ndjeshme të rasteve të goditjes nga të nxehtit dhe urgjencave mjekësore, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy