Turqia ka prezantuar publikisht për herë të parë raketën e saj balistike ndërkontinentale “Yildirimhan” gjatë ekspozitës së mbrojtjes SAHA 2026 në Stamboll, duke sinjalizuar një avancim të rëndësishëm në kapacitetet e saj ushtarake me rreze të gjatë veprimi.
Sistemi i ri, i zhvilluar nga Qendra e Kërkimit dhe Zhvillimit e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, raportohet se mund të arrijë shpejtësi deri në Mach 25 dhe ka një rreze veprimi prej rreth 6,000 kilometrash.

Raketa përdor tetoksid të azotit të lëngshëm si lëndë djegëse dhe funksionon me katër motorë raketorë, duke u konsideruar ndër platformat më të avancuara të zhvilluara nga industria turke e mbrojtjes deri më sot.
Prezantimi u bë në kuadër të SAHA 2026, një nga ekspozitat më të rëndësishme të industrisë së mbrojtjes në rajon, ku kompani dhe institucione të ndryshme po paraqetsin teknologji të reja në fushat e hapësirës ajrore dhe sistemeve ushtarake.

Zhvillimi i “Yildirimhan” vjen në një periudhë kur Turqia po intensifikon investimet në industrinë e saj të mbrojtjes, duke synuar rritjen e kapaciteteve të brendshme dhe zgjerimin e eksporteve në tregjet ndërkombëtare.



