“Presidenti Donald Trump është i gatshëm të ofrojë ndihmë nëse Hungaria has probleme financiare”, tha sekretari i Shtetit Marco Rubio gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Victor Orban në Budapest.
Ndërsa hungarezët u drejtohen kutive të votimit pas pak javësh për të zgjedhur qeverinë e re, Shtëpia e Bardhë po tregon anësi të qartë se kërkon rizgjedhjen e Viktor Orbanit.
“Mund t’ju them me besim se Presidenti Trump është thellësisht i përkushtuar për suksesin tuaj, sepse suksesi juaj është suksesi ynë. Ne do ta thellojmë bashkëpunimin me Evropën Qendrore”, tha Rubio.
Kryeministri Orban tha se presidenti Trump është presidenti i paqes.
Donald Trumi ka bërë më shumë se kushdo tjetër në politikën ndërkombëtare për të çuar përpara paqen në luftën ruso-ukrainase. Konflikti nuk do kishte shpërthyer nëse Trumpi do të kishte qenë president. Hungaria mbetet e gatshme të presë një samit të mundshëm paqeje në Budapest. Presidenti Trump ka ftesë të përhershme për të vizituar Hungarinë.
Në sondazhet e fundit, partia e Orbanit, e cila qeveris vendin prej më shumë se dy dekadash, është përkeqësuar përballë opozitës. Disa medie opozitare në Budapest e kanë cilësuar këtë vizitë mbështetje të hapur për kryeministrin autokrat, sipas tyre.



