Tre vjet pas grevës që paralizoi Hollywood-in, studiot dhe sindikatat kanë gjetur gjuhë të përbashkët në lidhje me shqetësimet në lidhje me përdorimin e inteligjencës artificiale në film gjatë negociatave për një marrëveshje page.
Kështu ka bërë me dije kryenegociatori i artistëve Duncan Crabtree-Ireland.
“Edhe pse negociatat mbi marrëveshjen ishin shumë intensive, toni i diskutimeve rezultoi të ishte shumë më bashkëpunues”, tha zyrtari për AFP në një intervistë.
Duncan Crabtree-Ireland është negociatori kryesor për Screen Actors Guild, një organizatë shumë me ndikim, e cila ka më shumë se 160,000 anëtarë nga industritë e filmit, televizionit dhe videolojërave.
"Unë besoj vërtet se grevat e vitit 2023, ndonëse të vështira për të gjithë ne, kanë ndihmuar në rigjallërimin e marrëdhënies midis studiove dhe sindikatave në përgjithësi ", shtoi ai.
Marrëveshja e re nuk ia mbyll derën IA-së, por vendos masa të reja mbrojtëse kundër përdorimit të formave të caktuara të kësaj teknologjie, të cilat Duncan Crabtree-Ireland i kategorizon në dy grupe.
Marrëveshja përcakton që zërat sintetikë duhet të përdoren vetëm në raste të jashtëzakonshme ose rrethana të pazakonta.
Edhe pse nuk shkon deri aty sa të ndalojë plotësisht, marrëveshja krijon pengesa shumë të forta për përdorimin e tyre.
Një masë tjetër mbrojtëse ka të bëjë me dublimin, që synon të parandalojë riprodhimin e zërit të një aktori kryesor në një film në gjuhë të tjera pa pëlqimin e tij.



