Sulmohet aeroporti ndërkombëtar në Arabinë Saudite, 1 i vrarë dhe 8 të plagosur

Sulmohet aeroporti ndërkombëtar në Arabinë Saudite, 1 i vrarë dhe 8 të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi në Aeroportin Ndërkombëtar King Fahd, në qytetin Dammam, në lindje të Arabisë Saudite, sipas Aljazeera.

 

Lajmi është bërë i ditur nga Autoriteti i Aviacionit Civil të vendit, i cili përmes një deklarate në platformën X konfirmoi bilancin e viktimave dhe të plagosurve.

 

Sipas autoriteteve saudite, sulmi ka shkaktuar gjithashtu dëme materiale në aeroport, ndërsa po vijon vlerësimi i përmasave të tyre. Deri më tani, nuk janë bërë publike detaje mbi mënyrën se si është kryer sulmi dhe as mbi autorët e mundshëm.

 

Aeroporti King Fahd ishte shënjestruar edhe në fillim të tetorit, në një periudhë kur rebelët Huthi të Jemenit kanë intensifikuar sulmet ndaj aeroporteve dhe infrastrukturës strategjike të Arabisë Saudite.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy