Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva tha këtë të hënë se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka garantuar se të dy vendet do të arrijnë një marrëveshje.
Luiz Inacio Lula da Silva tha në një konferencë për shtyp në margjinat e samitit të ASEAN-it në Malajzi se diskutimet e tij me Trump kishin shkuar mirë dhe se një marrëveshje do të arrihej më shpejt nga sa mendon kushdo.
Trump, pasi u largua nga Malajzia, tha se pati një takim të mirë me Presidentin e Brazilit.
"Nuk e di nëse do të ndodhë diçka, por do ta shohim", u tha ai gazetarëve në Air Force One.
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa prej 50% për produktet braziliane në shenjë hakmarrjeje ndaj dënimit të ish-presidentit Jair Bolsonaro.
Lula tha se do të ishte i gatshëm të diskutonte çdo çështje me Trumpin dhe se gjithashtu ishte i gatshëm të ndihmonte Shtetet e Bashkuara për çështjen e Venezuelës.



