SHBA-të pezullojnë të gjitha vendimet për kërkesat për azil

SHBA-të pezullojnë të gjitha vendimet për kërkesat për azil

Administrata Trump ka pezulluar të gjitha vendimet për azil pas të shtënave me armë zjarri ndaj dy ushtarëve të Gardës Kombëtare në Uashington DC. 

 

Lajmin e bëri me dije drejtori i Shërbimeve të Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA-së.

 

Joseph Edlow tha se pezullimi do të jetë në fuqi derisa të sigurohemi që çdo i huaj të verifikohet dhe të skanohet në shkallën maksimale të mundshme.

 

Njoftimi erdhi disa orë pasi Presidenti Donald Trump u zotua të ndalojë përgjithmonë migrimin në SHBA nga të gjitha vendet e botës së tretë.

 

Një anëtare e Gardës Kombëtare të SHBA-së ka vdekur nga plagët e marra pas të shtënave të së mërkurës, për të cilat është fajësuar një shtetas afgan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy