Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë godet Venezuelën, ndihet dhe në Kolumbi

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë godet Venezuelën, ndihet dhe në Kolumbi

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 ballë goditi Venezuelën të mërkurën në orën 23:21. Sipas të dhënave paraprake nga Shërbimi Gjeologjik Kolumbian, epiqendra ishte në Mene Grande, në shtetin venezuelian të Zulias, në një thellësi prej 7 kilometrash. 

Lëkundjet e tërmetit ishin aq të forta sa u ndjenë edhe në disa zona të Kolumbisë. Deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale apo viktima, por autoritetet në të dy vendet po monitorojnë situatën.

Venezuela ndodhet pranë disa vijave të çarjes të shkaktuara nga bashkëveprimi midis pllakave tektonike të Karaibeve dhe Amerikës së Jugut, ku rreth 80% e popullsisë së vendit jeton në zona aktive sizmike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy