Gjermania, plan të ri për shërbimin ushtarak/ Qeveria synon të rrisë numrin e trupave në ushtri

Gjermania, plan të ri për shërbimin ushtarak/ Qeveria synon të rrisë numrin e trupave në ushtri

Të gjithë djemtë e moshës mbi 18 vjeç në Gjermani do të plotësojnë një pyetësor mbi përshtatshmërinë e tyre për të shërbyer dhe në ushtri, ndërkohë që nga viti 2027, t'i nënshtrohen kontrollit mjekësor. Qeveria e koalicionit në Gjermani ka marrë tashmë këtë vendim i cili pritet të votohet nga ligjvënësit e Bundestagut deri në fund të këtij viti, ndërkohë që mendohet se ky plan vjen në një kohë kur Berlini synon të krijojë ushtrinë më të fortë konvencionale të Evropës.

 

Në lidhje me këtë objektiv të qeverisë gjermane, Shefi i firmës më të madhe të mbrojtjes në Rheinmetall, tha se brenda 5 vitesh ky plan mund të realizohet plotësisht.

 

Pak kohë më parë, shefi i mbrojtjes gjermane, gjenerali Carsten Breuer, tha se NATO duhet të jetë e përgatitur për një sulm të mundshëm nga ana e Rusisë brenda 4 viteve të ardhshme. Aktualisht, forcat e armatosura ushtarake të Gjermanisë ose të njohura si Bundeswehr numërojnë rreth 182,000 trupa. Plani i detajuar për riformatimin e ushtrisë synon që këtë numër ta çojë në 20.000 së shpejti dhe deri në 10 vitet e ardhshme ta çojë numrin e ushtarëve 260,000.

 

Formulari do të dërgohet duke nisur nga fillimi i vitit të ardhshëm, për të gjitha djemtë dhe vajzat nga mosha 18 vjeç, për të parë interesin dhe gatishmërinë e tyre për t'u bashkuar me forcat e armatosura. Për burrat kjo gjë do të jetë e detyrueshme, kurse gratë dhe vajzat mund të bashkohen vullnetarisht në ushtri.

 

Ky vendim ka ngjallur reagime të shumta jo vetëm në radhët e politikanëve por edhe të vetë qytetarëve të cilët shprehen se nuk duan të shkojnë në luftë, sipas disa sondazheve të kryera në terren.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy