
Prej disa muajsh, Serbia është përfshirë nga protesta antiqeveri. Në një intervistë me MCN TV, analisti Nexhmedin Spahiu tha se janë shumë forcat e përfshira në përpjekjen për të rrëzuar presidentin Vuçiç. Sipas tij, Perëndimi ka një rol në këto protesta.
Tani Vuçiç po manovron duke u justifikuar, por është parë që nuk ka sinqeritet në lëvizjen e tij në kursin drejt Perëndimit. Ndaj kanë vendosur ta heqin. Nuk janë vetëm forcat perëndimore. Mund të ketë edhe forca proruse, që nuk e shohin të udhës ta mbajnë në pushtet.
Është një fermentim i brendshëm, por problem është kush e ka hedhur fermentin dhe kjo dozë fermenti vjen nga Perëndimi.
Nuk mund të përcaktoj kush më tepër e kush më pak. Por vendet kryesore të Perëndimit. Kush më shumë apo kush më pak e bën këtë lojë, e kam të vështir ta përcaktoj.
Spahiu u ndal edhe te Vojvodina dhe hartat e shkëputjes nga Serbia.
Në Vojvodinë, gjithmonë ka pasur forca separatiste. Tani në protesta marrin pjesë të gjithë ata që janë kundër Vuçiçit. Është një mishmash që nëse rrëzohet Vucic do të shohim kush arrin ta përqafojë pushtetin I pari. Vojvodina asnjëherë nuk ka qenë pjesë e Serbisë para vitit 1918. Serbia e shkëputi nga Austro-Hungaria dhe shumica e banorëve të saj ishin gjermanë. Në përfundim të L2B u bë një gjenocid ndaj gjysmë milioni gjermanë. Ata u përzunë dhe Vojvodina u popullua nga serbë. Autonomia çon natyrshëm drejt pavarësisë. Në vitin 1989 fitoi pavarësinë por që atëherë disa janë të pakënaqur.



