Japonia ka ndërmarrë një kthesë të ashpër në politikat e saj të imigracionit, duke rritur ndjeshëm kostot dhe kriteret për të huajt që duan të banojnë në vend.
Nga 1 tetori, tarifa për marrjen e qëndrimit të përhershëm u dhjetëfishua duke shkuar në 200,000 jen ($1,270), nga 10,000 jen që ishte më parë.
Rritja ka shkaktuar kaos dhe radhë të gjata deri në shtatë orë pritje jashtë zyrave të imigracionit në Tokio nga aplikantët që nxituan të shmangnin pagesat e reja.
Ndryshimet, të udhëhequra nga Kryeministrja Sanae Takaichi, synojnë të menaxhojnë popullsinë e huaj rezidente, e cila në fund të vitit 2025 arriti një rekord prej 4.12 milionë banorësh (një rritje prej 9.5%).
Përveç tarifave më të larta, qeveria ka vendosur kritere të reja të rrepta si: Të ardhura të qëndrueshme, kontribute të barabarta me 30 vite regjistrim në sistemin e pensioneve. Edhe tarifat për lejet e përkohshme janë shkallëzuar, duke filluar nga 10,000 jen për qëndrime të shkurtra deri në 75,000 jen për lejet 5-vjeçare apo më shumë.
Ndërsa autoritetet arsyetojnë se masat reflektojnë inflacionin dhe ofrojnë siguri për publikun, shumë banorë të huaj dhe ekspertë shprehen të shqetësuar se këto barriera të reja financiare dhe kulturore do të largojnë talentet e huaja në një kohë kur Japonia vuan nga mungesa akute e fuqisë punëtore për shkak të plakjes së popullsisë.



