Francë- Mijëra qytetarë kanë organizuar demonstrata në të gjithë vendin këtë të mërkurë, duke ndërprerë trafikun, duke djegur kazanë plehrash dhe herë pas here duke u përleshur me policinë në një përpjekje për të "Bllokuar Gjithçka" në shenjë zemërimi ndaj klasës politike dhe shkurtimeve të planifikuara të buxhetit.
Demonstratat, të udhëhequra nga një grupi i quajtur "Blloko Gjithçka".
80 mijë policë janë në gatishmëri në të gjithë Francën, ndërsa Ministri i Brendshëm Bruno Retagio paralajmëroi se do të kishte "tolerancë zero" për veprime të dhunshme ose bllokime të pikave kyçe.
192 persona janë arrestuar, 132 prej të cilëve në Paris.
Mediat franceze po raportojnë përleshje të dhunshme në këto protesta.



