
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës për të aneksuar Groenlandën, duke theksuar se asnjë vend tjetër përveç Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është në gjendje të garantojë sigurinë e ishullit Arktik.
Njerëzit menduan se do të përdorja forcën, por nuk kam pse ta bëj. Nuk dua të përdor forcë. Nuk do të përdor forcë.
Duke folur në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Zvicër, Presidenti amerikan më pas e minimizoi çështjen e aneksimit, duke e quajtur atë një “kërkesë të vogël” nga Uashingtoni për një “copë akulli” .
Ai theksoi se aneksimi i Groenlandës nuk do të përbënte kërcënim për kohezionin e NATO-s, edhe pse i përket Danimarkës, një vend anëtar i aleancës ushtarake.
Asnjë komb apo grup kombesh nuk është i aftë të garantojë sigurinë e Grenlandës përveç Shteteve të Bashkuara. Unë po kërkoj negociata të menjëhershme për të rinegociuar blerjen e Groenlandës nga Shtetet e Bashkuara.
Trump tha se kishte respekt të jashtëzakonshëm për popullin e Groenlandës dhe për Danimarkën. Ai iu referua edhe Luftës së Dytë Botërore, duke thënë se “Pa SHBA do të flisnit gjermanisht dhe japonisht”, duke shtuar se pas luftës Groenlanda iu kthye Danimarkës, duke e quajtur qëndrimin e saj aktual mosmirënjohës.



