Samiti COP31 në Turqi/ Shkencëtarët japin alarmin: Viti 2026 po thyen çdo rekord si më i nxehti në historinë e njerëzimit

Samiti COP31 në Turqi/ Shkencëtarët japin alarmin: Viti 2026 po thyen çdo rekord si më i nxehti në historinë e njerëzimit

Bota është zyrtarisht në rrugën e duhur për të shënuar vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë në histori. 

 

Sipas BBC, paralajmërimi nga komuniteti shkencor vjen pikërisht këtë të hënë, ndërsa udhëheqësit dhe negociatorët botërorë mblidhen në qytetin bregdetar të Antalias në Turqi për hapjen e COP31, samitit të fundit të OKB-së për klimën.

 

Grupi i pavarur kërkimor amerikan, Berkeley Earth, bëri me dije se është 95% i sigurt se viti 2026 do të tejkalojë rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 2024, i nxitur nga ngrohja globale dhe efekti i fuqishëm i fenomenit natyror El Nino. 

 

Kjo mbështetet edhe nga shërbimi klimatik "Copernicus" i BE-së, i cili konfirmoi se tetori i këtij viti ishte më i nxehti i matur ndonjëherë.

 

Ndikimi i rritjes së nxehtësisë është ndier ndjeshëm muajt e fundit në mbarë planetin, duke shkaktuar fatkeqësi natyrore me përmasa tragjike si vala e nxehtësisë rekord dhe thatësira ushqyen zjarre masive e të gjera në të gjithë kontinentin gjatë verës si dhe shembja e papritur e akullnajave si pasojë e temperaturave të larta la pas një bilanc të rëndë me mbi 1,000 të vdekur.

 

Shefi i OKB-së për klimën, Simon Stiell, deklaroi në mëngjesin e hapjes se urgjenca e këtij momenti duhet të shtyjë qeveritë përpara, pasi ngrohja globale po i kushton shtrenjtë Tokës. 

 

Bota aktualisht është në rrugë të gabuar, drejt një ngrohjeje prej 2.8°C deri në fund të shekullit, duke shkelur objektivin prej 1.5°C të Marrëveshjes së Parisit.

 

Në Mbretërinë e Bashkuar, zyrtarë të lartë si Wes Streeting u kanë bërë thirrje bizneseve dhe publikut të mendojnë se si do të përballen me fatkeqësitë në rritje, duke përmendur rreziqet e përmbytjeve këtë dimër dhe nevojën për t'u përgatitur për emergjencat, përfshirë grumbullimin e ushqimeve.

 

Shkencëtari kryesor në Zyrën Meteorologjike britanike ‘Met Office’, Stephen Belcher, dha një pasqyrim të qartë të epokës së re: "Ne jemi projektuar për një klimë të shekullit të 20-të në të cilën nuk jetojmë më, kështu që kjo do të ndryshojë të gjitha aspektet e jetës sonë."

 

Përgjatë dy javëve të ardhshme në Turqi, liderët botëror, përfshirë kryeministrin britanik Andy Burnham, do të negociojnë për financimin e vendeve në zhvillim, mbrojtjen e pyjeve dhe reduktimin e mëtejshëm të lëndëve djegëse fosile, duke pasur si pikë të vetme pozitive zgjerimin e shpejtë të energjive të rinovueshme në botë.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy