Uragani “Ragasa”/ Kina evakuon 400 mijë njerëz, Filipinet pësojnë dëm kolosal

Uragani “Ragasa”/ Kina evakuon 400 mijë njerëz, Filipinet pësojnë dëm kolosal

Uragani “Ragasa” ka çuar në gatishmëri autoritetet kineze. Qytete të shumta kanë ngritur shtabe emergjence, zona të tëra janë evakuuar, ndërsa pritet të kalojë stuhia Ragasa. Cilësohet stuhia më e fortë për vitin 2025. Autoritetet raportojnë për 400,000 njerëz të evakuuar, ndërsa janë mbyllur shkolla, biznese dhe fabrika në të paktën 10 qytete. Në Shenzhen, qendra teknologjike e Kinës, janë ngritur mbi 800 strehimore emergjente. Më shumë se 700 fluturime që niseshin ose mbërrinin në zonën e prekur janë pezulluar deri të enjten në mëngjes. Sipas meterologëve, fuqia e stuhisë do kalojë 220 kilometër në orë. 

Më herët, në Filipine, stuhia e fortë tropikale la pas dëme të shumta mjedisore dhe materiale. Qindra banesa u shembën, rrugët u përmbytën ndërsa pemët u shkulën me gjithë rrënjë për shkak të shpejtësisë së madhe të erës. 

Autoritetet e Hong Kongut kanë çuar nivelin e alarmit në 8, që urdhëron mbylljen e pothuajse të gjitha bizneseve dhe shërbimeve të transportit publik. Ekspertët paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet të mërkurën. Niveli i ujit në disa zona bregdetare të Hong Kongut pritet të rritet deri në 4-5 metra. Humbjet ekonomike mund të llogariten në miliarda dollarë. 

Edhe Tajvani ka ndërmarrë masa urgjente, duke evakuuar mbi 6,000 banorë nga zonat jugore dhe lindore të ishullit. Transporti publik është kufizuar ndjeshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy