Nën akuzë për mashtrim, arrestohet ish-shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini

Nën akuzë për mashtrim, arrestohet ish-shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini

Ish-shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, është një nga tre personat e arrestuar nga policia belge të martën, si pjesë e një hetimi të gjerë për mashtrim mbi financimin e një akademie në Bruges për diplomatë të rinj.

 

Policia belge ka ushtruar kontroll në shërbimin diplomatik të Bashkimit Europian, Kolegjin e Evropës dhe shtëpi private si pjesë e një hetimi mbi keqpërdorimin e fondeve të Bashkimit Europian, sipas personave të njohur me hetimin dhe dëshmitarëve, raporton Euroactiv.

 

Mogherini drejtoi Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) nga viti 2014 deri në vitin 2019 dhe ka qenë drejtoreshë e Akademisë që nga viti 2022.

 

Një tjetër punonjës i Kolegjit të Evropës, i përfshirë në departamentin e arsimit ekzekutiv, u ndalua gjithashtu.

 

Në pranga u vu edhe zyrtari i lartë i Komisionit Evropian, Stefano Sannino. Sannino më parë ishte sekretar i përgjithshëm i EEAS-it nën drejtimin e Mogherinit, gjatë periudhës kur u krijua Akademia Diplomatike. 

Ai është aktualisht drejtor i përgjithshëm i departamentit të Komisionit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

 

Komisioni konfirmoi se policia ishte e pranishme të martën në ndërtesat e EEAS, dhe kjo është pjesë e hetimit të vazhdueshëm mbi aktivitetet e kryera gjatë mandatit të mëparshëm. 

 

Gjysmë ore më parë, u informova për atë që po ndodh në Bruges”, tha Herman Van Rompuy, ish-presidenti i Këshillit Evropian, i cili është president i këshillit administrativ të Kolegjit të Evropës në Bruges. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy