Tension mes SHBA dhe Spanjës, Trump kërcënon: Do të ndalim çdo shkëmbim tregtar

Tension mes SHBA dhe Spanjës, Trump kërcënon: Do të ndalim çdo shkëmbim tregtar

Tensione të reja janë shfaqur mes Uashingtonit dhe Madridit, pasi presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet tregtare me Spanjën.

 

Deklarata e Trump u bë në Ankara të Turqisë, ku ai kritikoi ashpër qëndrimin e qeverisë spanjolle ndaj luftës së zhvilluar nga Shtetet e Bashkuara në Lindjen e Mesme kundër Iranit. 

 

Presidenti amerikan e akuzoi gjithashtu Spanjën se nuk po kontribuon mjaftueshëm në shpenzimet e mbrojtjes brenda NATO-s. 

 

Për këtë arsye, ai tha se i ka kërkuar sekretarit të Thesarit, Scott Bessent, të ndalojë çdo shkëmbim tregtar me Madridin. 

 

“Spanja është një kauzë e humbur”, deklaroi Trump, duke shtuar se vendi “ka qenë zhgënjyes” në raport me angazhimet e tij. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy