Pezullohen fluturimet në të gjithë Greqinë. Shkaktari sipas informacioneve parake nga autoritetet greke është një problem teknik me radio-frekuencat.
Për gati dy orë, asnjë fluturim tregtar nuk u nis nga aeroportet greke. Në mungesë të sistemit kryesor, u përdor sistemi alternativ i emergjencës, por kapaciteti i tij ishte i pamjaftueshëm për fluksin e madh të udhëtarëve gjatë festave të Vitit të Ri, prandaj u mor vendimi për devijimin e trafikut si masë më e sigurt.
Sipas mediave vendase problemi u shfaq që prej orës 09:30 të mëngjesit. Ndërkohë Shërbimi i Aviacionit Civil njoftoi se pezullimi i fluturimeve për shkak të problemeve teknike në frekuencat e komunikimit do të vazhdojë. Po ashtu paralajmërojnë se brenda 3-4 orësh do të rikthehen fluturimet gradualisht.
Fluturimet janë bërë pothuajse të pamundura, kryesisht nga aeroporti më i madh i vendit, Eleftherios Venizelos, i cili është më i prekuri. Po ashtu, problemet po ndikojnë edhe në aeroportet rajonale, ndërsa disa fluturime që ishin në ajër po devijohen drejt aeroporteve të tjera.



