Banorët e Alaskës presin Putin me flamuj ukrainas, “kriminel lufte”

Banorët e Alaskës presin Putin me flamuj ukrainas, “kriminel lufte”

Qindra persona u mblodhën në një tubim pro-Ukrainës në Anchorage të Alaskës, ku Presidenti i amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin do të takohen gjatë së premtes.

Samiti me rreziqe të larta, takimi i parë ballë për ballë midis një presidenti amerikan dhe Putinit që kur ky i fundit nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, synon të përgatisë terrenin për një armëpushim. 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy nuk u ftua në samit, i cili ishte planifikuar të fillonte rreth orës 11:00 të mëngjesit sipas orës lokale në Bazën e Përbashkët Elmendorf-Richardson.

Protestuesit filluan të mblidheshin të premten në mëngjes përpara mbërritjes së Putinit në Anchorage, duke brohoritur slogane pro-Kievit dhe duke kërkuar që Rusia të kthejë 20.000 fëmijët ukrainas që ka rrëmbyer nga zona e luftës.

Protestuesit u zemëruan me ftesën e Trump për Putinin në një takim në tokën amerikane në Alaskë, e cila dikur ishte territor rus derisa iu shit Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 1867.

“Ukraina dhe Alaska- Rusia kurrë më”, tha Ostap Yarysh, këshilltar për median i fondacionit Razom për Ukrainën, në një postim në X , së bashku me pamjet e protestës.

Organizatorët lokalë të tubimit thanë se “Alaska kundërshton tiraninë” në një postim në mediat sociale, duke u bërë thirrje mbështetësve të mblidhen në Anchorage, Alaskë, “për të protestuar kundër një krimineli ndërkombëtar lufte që ndodhet këtu”.

“Vendimi për të pritur Putinin, një kriminel lufte, në tokën e Alaskës është një tradhti e historisë sonë dhe e qartësisë morale të kërkuar nga vuajtjet e Ukrainës dhe popujve të tjerë të pushtuar”, tha OJQ-ja Lëvizja Vendase në një deklaratë, duke i bërë thirrje Trump të mos bëjë një marrëveshje me Putinin, raporton Politico. 

Trump tha se planifikonte të organizonte një takim trepalësh me presidentin ukrainas dhe Putinin menjëherë pas takimit në Alaskë. Presidenti amerikan tha se kishte tre ide për vendndodhjet, por se më e lehta do të ishte qëndrimi në Alaskë.

Ukraina dhe aleatët e saj evropianë kanë shprehur një optimizëm të kujdesshëm në lidhje me samitin, pasi Trump ashpërsoi kritikat e tij ndaj Putinit për rolin e tij në zgjatjen e luftës dhe hodhi idenë e garancive të sigurisë nga SHBA-ja për të lehtësuar një armëpushim, diçka që ai e kishte refuzuar më parë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy