Klintonët pranojnë të dëshmojnë për Epsteinin, ndërsa Kongresi përgatitet të votojë për shpërfillje

Klintonët pranojnë të dëshmojnë për Epsteinin, ndërsa Kongresi përgatitet të votojë për shpërfillje

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, dhe bashkëshortja e tij Hillary Clinton, ish-sekretare e Shtetit, kanë rënë dakord të dëshmojnë në hetimin e Kongresit lidhur me financierin e ndjerë dhe autorin e krimeve seksuale, Jeffrey Epstein, raporton BBC.

Vendimi vjen vetëm disa ditë përpara një votimi në Dhomën e Përfaqësuesve, i cili do të përcaktojë nëse çifti Clinton do të mbahet penalisht përgjegjës për shpërfillje të Kongresit, pasi për muaj me radhë kishin refuzuar të paraqiteshin përpara Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës.

Bill Clinton ka pranuar se ka pasur njohje me Epstein, i cili vdiq në burg në vitin 2019, por ka mohuar çdo dijeni për veprimtarinë e tij kriminale. Ai ka deklaruar se i kishte ndërprerë kontaktet me të rreth dy dekada më parë.

Ende nuk dihet se kur do të zhvillohen seancat dëgjimore, por kjo do të shënojë herën e parë që një ish-president amerikan dëshmon përpara një paneli të Kongresit që nga viti 1983, kur dëshmoi Gerald Ford. Komiteti i Mbikëqyrjes, i drejtuar nga republikanët, miratoi muajin e kaluar masën për t’i mbajtur Clintonët në shpërfillje të Kongresit, me mbështetjen edhe të disa demokratëve.

Të hënën në mbrëmje, zëvendësshefi i stafit të Bill Clinton, Angel Urena, konfirmoi përmes një postimi në rrjetin social X se çifti do të paraqitet përpara komitetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy