Mund të keni dëgjuar për vendimin e Shteteve të Bashkuara për të përafruar kontributet e tyre me modelin e forcës së NATO-s: në disa raste, ky veprim është interpretuar si problem, si një distancim i Shteteve të Bashkuara nga aleatët e tyre, por ky nuk është realiteti.
Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë angazhimin e tyre ndaj NATO-s.
Deklarata u bë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në prag të takimit ministror të mbrojtjes.
Ne kemi shqyrtuar ndarjen e punës brenda kontekstit të forcave konvencionale dhe kemi konstatuar se aleatët europianë dhe Kanadaja janë të gatshëm, të vullnetshëm dhe të aftë të bëjnë më shumë.



