Erisa Cani, një nga gjashtë viktimat e shpërthimit shkatërrues të një ndërtese 2 katëshe në Athinë, është vajza e muzikantit të njohur nga Elbasani, Ardian Cani. E shpërngulur prej vitesh me familjen në SHBA, Erisa ishte rikthyer në Evropë për muajin e mjaltit,
Erisa sapo ishte martuar me bashkëshortin e saj, Florin Hoxha. Çifti i ri kishte udhëtuar nga SHBA drejt Greqisë për të kaluar pushimet e tyre dhe muajin e mjaltit.
Ata po qëndronin në një apartament në ndërtesën ku ndodhi shpërthimi fatal.
Por, ajo që e bën edhe më të dhimbshme këtë ngjarje është fakti se Erisa ishte në pritje të ëmbël, ajo priste të sillte në jetë fëmijën e parë.



