Kryeministrja daneze jep dorëheqjen/ Zgjedhjet, rezultati më i dobët i socialdemokratëve që nga 1903

Kryeministrja daneze jep dorëheqjen/ Zgjedhjet, rezultati më i dobët i socialdemokratëve që nga 1903

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen ka dhënë dorëheqjen nga detyra pasi nuk ka arritur të triumfojë në zgjedhjet e së martës. The Guardian raporton se rezultatet zyrtare treguan se socialdemokratët e qendrës së majtë humbën terren krahasuar me zgjedhjet e fundit në vitin 2022. Sipas analistëve, ky rezultati më i dobët zgjedhor i kësaj partie që nga viti 1903.

 

Mette Frederiksen ka dhënë dorëheqjen nga posti gjatë takimit të saj me Mbretin Frederik, në një kohë që Partia e saj me 21.9% të votave, ka ende shumicën e vendeve në parlament, por grupimi i saj i krahut të majtë ka mbetur shumë më poshtë se 90 vendet e nevojshme për të formuar shumicën qeverisëse, ndërkohë që socialdemokratët kanë qenë në pushtet që nga viti 2019.

 

Gjatë diskutimeve pas rezultatit zgjedhor ka pasur tone të larta dhe debate mes udhëheqësve të tjerë. Zëvendëskryeministri në largim Troels Lund Poulsen ka kritikuar Mette Frederiksen, sepse shkak i humbjes sipas tij është çuarja e vendit në zgjedhje të parakohshme nga kryeministrja.

 

Nuk jam unë ai që e rrëzova këtë qeveri. Nuk jam unë ai që i thirra zgjedhjet.

 

Nga ana e saj kryeministrja Frederiksen thotë se qeveria e ardhshme duhet të jetë gati për t'u përballur me krizat e mëdha dhe sfidat me të cilat do të përballet qeveria e ardhshme.

 

Bota nuk na pret atje jashtë dhe është bërë vetëm më e trazuar që kur u shpallën zgjedhjet. Duhet të gjejmë një mënyrë për të bashkëpunuar.

 

Aktualisht ekziston mundësia për një koalicion të partive të krahut të majtë dhe të Moderuarve, por ende asgjë konkrete.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy