Irani zgjedh liderin e ri suprem/ Anëtari i Asamblesë së Ekspertëve: Emri i Khameneit do të vazhdojë

Irani zgjedh liderin e ri suprem/ Anëtari i Asamblesë së Ekspertëve: Emri i Khameneit do të vazhdojë

Irani është drejt shpalljes së liderit të ri suprem pas vrasjes së Ali Khamenei në fillim të luftës.

Emri i Khameneit si udhëheqës i Iranit do të vazhdojë, deklaroi të dielën një anëtar i Asambleja e Ekspertëve, organi përgjegjës për zgjedhjen e liderit suprem të vendit, megjithëse një vendim përfundimtar ende nuk është shpallur zyrtarisht, njofton CNN. 

 

Në një video të transmetuar nga mediat iraniane, Hosseinali Eshkevari tha se “çështja e përcaktimit të udhëheqjes ka përfunduar”.

Ajatollah Eshkevari, anëtar i këshillit që zgjedh liderin e ri, deklaroi se është përzgjedhur personi që do të vazhdojë rrugën e Republikës Islamike.

 

“Me shumicë votash është zgjedhur personi që do të vazhdojë rrugën e Ruhollah Khomeini dhe të imamit martir Khamenei. Emri i Khameneit do të vazhdojë. Votimi është bërë dhe do të shpallet së shpejti”, tha ai.

 

Autoritetet iraniane kanë bërë të ditur se emri i liderit të ri do të shpallet nga sekretari i Asamblesë së Ekspertëve, pasi ky organ ka përfunduar votimin për pasardhësin e Khameneit.

Sipas një tjetër kleriku iranian, Ahmad Alamolhoda, emri i liderit të ri do të bëhet publik nga sekretari i Asamblesë së Ekspertëve, Hosseini Bushehri.

 

Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara, presidenti Donald Trump deklaroi se emërimi i një pasardhësi të drejtpërdrejtë të familjes Khamenei do të ishte “i papranueshëm” për të.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy