Si Kina ashtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan t’i japin fund luftës në Iran dhe nuk duan që Teherani të zotërojë një armë bërthamore.
Presidenti amerikan Donald Trump e bëri një deklaratë të tillë gjatë vizitës së tij në Zhongnanhai, selinë e udhëheqjes dhe qeverisë së Partisë Komuniste në Pekin.
Siç raportohet nga South China Morning Post, gjatë vizitës, Trump i tha homologut të tij Xi Jinping: “Ne mendojmë shumë ngjashëm, apo jo? Ne duam që kjo të marrë fund. Ne nuk duam që ata të zotërojnë një armë bërthamore. Ne duam që Ngushtica të mbetet e hapur. Po e mbyllim tani, ata e mbyllën, pastaj ne e mbyllim, por ne duam që Ngushtica të mbetet e hapur.”
Trump, shprehu besim se Shtetet e Bashkuara do të jenë në gjendje të sigurojnë uranium të pasuruar nga Irani, pas bombardimeve amerikane të objekteve bërthamore të Iranit.
“Ne hodhëm bomba, secila prej tyre ra, i gjithë mali u shemb mbi atë vend”, tha Trump për Fox Neës.
Ata panë fillimisht dhe thanë se nuk ka asnjë mënyrë që dikush të mund të arrijë ndonjëherë te pluhuri bërthamor, por unë prapë do të preferoja ta kisha. Do të preferoja ta merrja. Do të ndihesha më mirë po ta merrja, dhe ne do ta marrim.



