Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të dielën në mbrëmje se Shtetet e Bashkuara po e godasin Iranin shumë fort për t'u hakmarrë për ushtarët amerikanë të vrarë ditët e fundit në Lindjen e Mesme.
"Ne i goditëm shumë fort përsëri sonte, dhe e bëmë këtë në nder të tre patriotëve të mëdhenj ", u tha zoti Trump gazetarëve pas kthimit në Uashington pas finales së Kupës së Botës.
Ndërkohë mediat shtetërore në Iran raportuan se të paktën një person u vra dhe disa u plagosën në sulmet ajrore amerikane gjatë natës në veriperëndim të vendit.
"Një person vdiq si martir dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm agresiv terrorist amerikan në një zonë në jugperëndim të Tabrizit ", tha Majid Farshi, kreu i situatave të krizës në provincën e Azerbajxhanit Lindor, i cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.



