Irani ka bërë thirrje për rikthimin e dialogut për të ulur tensionet në rritje mes Arabisë Saudite dhe Jemenit, duke theksuar se konflikti nuk mund të zgjidhet me mjete ushtarake.
Në një deklaratë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, kërkoi arritjen e "një zgjidhjeje të drejtë për krizën në Jemen", duke theksuar se rruga e vetme për t'i dhënë fund vuajtjeve të popullit jemenas është rikthimi në tryezën e bisedimeve.
Sipas Baghaeit, zbatimi i plotë i planit të dakordësuar dhe rifillimi i dialogut janë thelbësore për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
Zëdhënësi iranian kritikoi gjithashtu politikën e Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, duke deklaruar se veprimet e Uashingtonit kanë ndërlikuar më tej situatën në Jemen.



