Japonia drejt kthesës, Takaichi bëhet kryeministrja e parë femër

Japonia drejt kthesës, Takaichi bëhet kryeministrja e parë femër

Marrëveshja e nënshkruar ditët e fundit në Tokio hedh edhe një herë themelet për ndryshimin epokal në politikën japoneze, i paralajmëruar tashmë me zgjedhjen e Sanae Takaichi si presidente e Partisë Liberale Demokratike (LDP), e cila po udhëheq qeverinë.

Pika e kthesës erdhi të premten e kaluar, gjatë bisedimeve të rëndësishme midis Takaichi dhe Fumitake Fujita, bashkëkryetar i Nippon Ishin (Partia e Inovacionit në Japoni) të opozitës, në të cilat të dy partitë ranë dakord të formojnë një aleancë.

Marrëveshja bazë për një qeveri koalicioni e ka bërë Ishin të tërhiqet nga negociatat për një alternativë me forcat kryesore të opozitës, dhe me seancën e ardhshme të jashtëzakonshme të planifikuar për 21 tetor, zgjedhja e Takaichit, do ta bënte atë kryeministren e parë femër të Japonisë dhe tani duket e pashmangshme.

Ky veprim thonë analistët, shënon një ndryshim në politikën shumëpartiake të Japonisë, pas largimit të partisë qendrore Komeito, e frymëzuar nga budizmi, nga aleanca e saj njëzetvjeçare me partinë konservatore.

Zyrtarët nga të dyja partitë kanë siguruar se LDP do të angazhohet për të zbatuar propozimet e Ishin, përfshirë eliminimin e taksës së konsumit mbi ushqimin, aktualisht në 10%, dhe heqjen e donacioneve nga kompanitë dhe organizatat për politikanët.

Takaichi pranoi kërkesën e aleatit të saj të ri për të zvogëluar numrin e vendeve në parlament, të cilën ajo e përshkroi si një kusht të panegociueshëm.

Koalicioni i ri do të kontrollojë 231 vende në Dhomën e Ulët me 465 anëtarë, vetëm dy më pak se shumica e nevojshme. Por për të siguruar fitoren në raundin e parë, LDP tashmë po krijon aleanca me parti më të vogla. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy