“Ukraina”/ Metaj: Brendësinë e marrëveshjes e vendosin palët, SHBA s’do që Rusia të “flejë” në prehrin e Kinës (VIDEO)

“Ukraina”/ Metaj: Brendësinë e marrëveshjes e vendosin palët, SHBA s’do që Rusia të “flejë” në prehrin e Kinës (VIDEO)

Analisti Elton Metaj vlerëson përpjekjet e Presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë. 

 

Duke folur për “MCN Live” ai tha se ka shumë rëndësi të kuptohet se SHBA po përpiqen që të ketë një marrëveshje, ndërsa për brendësinë e saj u shpreh se janë palët ato që do të kenë përgjegjësi.

 

Metaj shtoi se objektivi primar që ka Moska, është shembja e modelit politik të Bashkimit Europian, ndërsa nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duan që Rusia të flejë në prehrin e Kinës.

 

Sot sytë janë nga Moska, pasi i dërguari i posaçëm i Presidentit Trump po udhëton drejt Moskës për të takuar Putin. Në këtë vizitë do të jetë dhe Jared Kushner, dhëndri i Presidentit Trump. Ky do të jetë momenti i parë i ballafaqimit të planit me 28 pikave dhe ndryshimeve që mund t’i bëhen. Gjithçka që është negociuar me njërën palë do shkojë të negociohet dhe me palën tjetër. 

 

I kërkohet Ukrainës të tërhiqet nga një territor që nuk është pushtuar ende, gjë që është një absurd. Ka shumë rëndësi të kuptohet se SHBA po përpiqen që të ketë një marrëveshje, ndërsa për brendësinë e marrëveshjes, janë palët ato që do kenë përgjegjësi. Moska gjatë javëve të fundit ka pasur avancim në terren dhe favori tjetër i Putinit, është skandali korruptiv në Kiev. 

 

I përmendet fakti Zelenskyt se është i pazgjedhur dhe se mandatit të tij presidencial i ka kaluar afati. Skandali i korrupsionit në Kiev, ka ndikuar ndjeshëm çështjen e negociatave. Zelensky po përpiqet të gjejë mbrojtje tek Europa, por Europa është në momentin më të dobët për performancën e politikës së jashtme.

 

Vetë Europa nuk po arrin dot me një qëndrim të përbashkët se çfarë do të ndodhë me asetet ruse që kanë ngrirë. Objektivi primar që ka Moska, është shembja e modelit politik të Bashkimit Europian. Nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duan që Rusia të flejë në prehrin e Kinës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy