Presidentja e Komisionit Evropian, ursula von der Leyen propozoi të martën, më 9 qershor, ndalimin e hyrjes në BE për ish-luftëtarët rusë në Ukrainë, si pjesë e një pakete të re sanksionesh kundër Rusisë.
"Ne po propozojmë, për herë të parë, të ndalojmë hyrjen në Bashkimin Evropian për këdo që ka shërbyer në forcat e armatosura ruse që nga fillimi i luftës" në Ukrainë. Kjo bëhet në mënyrë që Evropa të mbetet e mbyllur për këdo që mori pjesë në pushtimin e Ukrainës. është kaq e thjeshtë" , u tha ajo gazetarëve në Bruksel.
Disa shtete anëtare të BE-së, përfshirë vendet baltike, kishin avokuar për muaj të tërë për një ndalim të tillë vizash për ushtarët rusë, duke e konsideruar të papranueshme që ata të jenë në gjendje të udhëtojnë në Evropë për turizëm pas luftimeve në Ukrainë.
Këto masa janë pjesë e një “pakete” të re sanksionesh, e 21-ta që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022. Kontinenti i Vjetër dëshiron gjithashtu të pezullojë mekanizmin i cili deri më tani e ka mbajtur çmimin e naftës bruto të eksportuar nga Rusia rreth 15% më të ulët se çmimi në tregun e naftës.



