BE-ja dërgon ndihmë në Belgjikë dhe Spanjë për luftën kundër zjarreve

BE-ja dërgon ndihmë në Belgjikë dhe Spanjë për luftën kundër zjarreve

Bashkimi Evropian ka mobilizuar ndihmë për Belgjikën dhe Spanjën, ndërsa të dyja vendet po përballen me zjarre të shumta.

 

Në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, në Belgjikë janë dërguar dy avionë zjarrfikës nga Suedia, si dhe helikopterë nga Holanda, Norvegjia dhe Gjermania.

 

Ndërkohë, në Spanjë, Franca ka angazhuar 104 zjarrfikës dhe 36 automjete për t’iu bashkuar ekipeve vendase në operacionet për shuarjen e zjarreve.

 

BE-ja po ofron gjithashtu mbështetje përmes shërbimit satelitor Copernicus, i cili përdoret për hartëzimin e zonave të prekura dhe koordinimin e operacioneve të emergjencës.

 

Ndihma evropiane vjen në një kohë kur zjarret kanë përfshirë disa rajone të kontinentit, duke vënë në vështirësi autoritetet dhe ekipet lokale të emergjencës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy