Sudan/ UNICEF: Të paktën 330 fëmijë të vrarë ose të plagosur që nga fillimi i vitit

Sudan/ UNICEF: Të paktën 330 fëmijë të vrarë ose të plagosur që nga fillimi i vitit

Të paktën 330 fëmijë janë vrarë ose plagosur që nga fillimi i këtij viti si pasojë e luftës që po zhvillohet në Sudan mes ushtrisë dhe forcave paramilitare, ka bërë të ditur UNICEF. 

 

Në një deklaratë, drejtori i UNICEF-it për Sudanin, Sheldon Yett, theksoi se fëmijët po paguajnë një çmim të rëndë nga konflikti, duke u vrarë dhe plagosur në shtëpitë e tyre, në rrugë, në tregje, si edhe gjatë përpjekjeve për të pasur qasje në shërbime jetike, si arsimi dhe kujdesi shëndetësor. 

 

Lufta në Sudan shpërtheu në prill të vitit 2023 dhe vazhdon të shkaktojë një krizë të rëndë humanitare, me miliona civilë të zhvendosur dhe me fëmijët që mbeten ndër viktimat më të prekura të konfliktit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy